19 June, 2023
DokuFest shpall të hapur mundësinë për akreditim të gazetarëve lokalë dhe ndërkombëtarë të të gjitha fushave të mediave – print, online, TV, radio dhe fotografi.
Akreditimi nënkupton të drejtën e gazetarëve për të shfrytëzuar zyrën e medias; si dhe ofron prioritet në intervistimin e mysafirëve të festivalit. Zyra e Mediave do t'ju asistojë në koordinimin e intervistave me stafin dhe mysafirët e festivalit.
Për të aplikuar për akreditim për media, plotësoni këtë formular të shkurtër aplikimi.
Të gjithë gazetarët që kanë aplikuar për akreditim mund të marrin bexhat e tyre dhe paketën mediale pranë Zyrës së Medias të DokuFest, që prej datës 03 gusht 2023.
Program i plotë i festivalit do të shpallet ne korrik në ueb faqen e DokuFest. Edicioni i 22-të do të mbahet më 4 – 12 gusht 2023 në Prizren.