08 July, 2021


Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi hapur thirrjen për Akreditim për Medie vendore dhe ndërkombëtare për edicionin e 20-të të DokuFest.

Të gjithë mediet e interesuara që duan të mbulojnë edicionin jubilar të DokuFest, festivali ofron akreditim falas për shfaqjen e filmave, paneleve dhe masterklasat, performancave muzikore, ekspozita dhe ngjarje të tjera, ne ju lusim që të aplikoni përmes platformës Eventival përmes së cilës do të regjistroheni si përdorues. Në çdo hap të regjistrimit me ju do të jetë Qendra e Medies, e cila do t’ua lehtësojë procesin e aplikimit duke shkruar në [email protected] ose lexoni udhëzuesin e detajuar të cilin mund ta gjeni në këtë vegëz e cila do t’iu dërgojë tek faqja e vizitorit ku do të gjeni udhëzimet e detajuara për krijimin e llogarisë suaj dhe fillimin e regjistrimit për akreditim ose Log In

Gazetarët të cilët kanë përdorur platformën Eventival në edicionin e kaluar, ne ju lusim të përdorni të njëjtën email-adresë për t’u kyçur sërish.