03 June, 2024


Akreditimi u ofron gazetarëve mundësinë për të shfrytëzuar zyrën e medias, prioritet për intervistat me mysafirë dhe pjesëmarrjen në program të festivalit.

Ekipi i Medias do të ndihmojë në koordinimin e intervistave me stafin dhe mysafirët e festivalit.

Të gjithë gazetarët që aplikojnë për akreditim mund të marrin bexhet dhe paketën mediale pranë Zyrës së Medias të DokuFest, duke filluar nga data 2 gusht 2024.

Programi i plotë i festivalit do të shpallet në korrik në faqen zyrtare të DokuFest

Edicioni i 23-të do të mbahet më 2–10 gusht 2024 në Prizren.

Për të aplikuar për akreditim për media, plotësoni formularin.