28 July, 2022


Me rastin e 70 vjetorit të kinemasë ikonike Lumbardhi, një përzgjedhje mbresëlënëse e filmave me vlerë shoqërore, kulturore dhe artistike është kuruar për ta festuar atë. 

Filmat e hershëm sovjetik të luftës, melodramat amerikane, filmat e neorealizmit italian dhe Valës së Re Franceze, vesternët amerikanë, filmat propagandistikë, si dhe një listë mbresëlënëse e pothuajse çdo filmi jugosllav të prodhuar në atë kohë, duke përfshirë epikët e famshëm të luftës, bëjnë pjesë në këtë përzgjedhje të 70 filmave, e që vazhdojnë të shfaqen që nga shkurti në kinemanë Lumbardhi. 

Për t'iu bashkangjitur festës, DokuFest sjell në festival një përzgjedhje prej pesë filmash, që përfshijnë Blue Velvet të David Lynch-it, Early Works të Zelimir Zhilnikut, Oedipus Rex të Pier Paolo Pasolinit, It Rains in My Village të Aleksandar Petroviqit dhe The Last Waltz të Martin Scorsese. 

Programin e plotë mund ta gjeni KËTU.