10 June, 2024


Për mbarëvajtjen e festivalit gjatë verës, lusim dashamirë të festivalit që kanë interes, të lëshojnë me qira banesat apo shtëpitë për të akomoduar mysafirët tanë nga data 2 deri më 10 gusht.

Mysafirët tanë kanë treguar një interes të vazhdueshëm për të kuptuar jetën e përditshme të banorëve të Prizrenit.

Ne besojmë se një bashkëpunim me ju do të ndihmonte në përhapjen e kulturës tonë tek ta. Lusim të interesuarit të APLIKOJNË KËTU ose lajmërohuni në email-in [email protected], por edhe mund të thërrisni kolegen tonë Flaka Asllani në numrin +383 49 873 464 deri me datën 10 korrik 2024. 

Ekipi nga departamenti i mikëpritjes do të angazhohet që kujdesi ndaj shtëpive të jetë në nivel të duhur.