02 August, 2021


DRITAT, VLERAT, ETIKA! DOKUMENTARI, FESTIVALET DHE POLITIKA E PROGRAMIT

Një bisedë e hapur me Ezra Winton

11 gusht 2021
DokuKino, 14:00h

Cila është marrëdhënia midis dokumentarit, shfaqjeve të filmave te festivalit dhe aktivizmit? A është e mjaftueshme ndarja e filmave të angazhuar nga shoqeria me audiencën për të frymëzuar ndryshimin? A mjafton fakti qe audienca di për padrejtësinë për t’i dhënë fund padrejtësisë? A kanë festivalet përgjegjësi për të ofruar mënyra alternative për të ndarë dhe shfaqur dokumentarë politikë? Në këtë diskutim, profesori i filmit, kuratori dhe shkrimtari Ezra Winton bën lidhje kritike midis politikës dokumentare, etikës dhe vlerave në botën e festivaleve të filmit.

Ezra Winton, PhD, është Profesor Asistent i Komunikimit dhe Studimeve Kulturore në Universitetin Concordia. Ai është Drejtor i Programimit në Cinema Politica, dhe ka kuruar programe të filmave politikë që trajtojnë një gamë të gjerë temash politike. Ai hulumton dhe shkruan për etikën, politikën kuratoriale dhe kulturat e ekranit, duke përfshirë kinematë periferike, koloniale dhe autoktone. Artikujt dhe librat e tij më të fundit, përfshirë “Festivalet e Filmit Dokumentar” të botuar kohët e fundit (të bashkuar me Aida Vallejo) mund t’i gjeni në www.ezrawinton.com. Ndiqeni atë në Twitter: @ezrawinton.