27 July, 2022


DokuFest është krenar për partneritetin me Manifesta 14 Prishtina për ekspozitën e Landscapes of Repair and Resistance, një program i veçantë, i kuruar nga Mediatorja Kreative e Manifesta 14 Prishtina Catherine Nichols, duke shfaqur punën e tre pjesëmarrësve në European Nomadic Biennial, secili me një film dokumentar përkatës. Programi merr formën e tre shfaqjeve dhe një diskutimi, të gjitha me temën e peizazhit, duke e gërshetuar këtë me rrëfimet historike dhe bashkëkohore të rezistencës, rimëkëmbjes, shërimit dhe riparimit.

Filmat që do të shfaqen janë:

The Rising Forest – Uýra  

Landscapes of Resistance – Marta Popivoda   

Wild Relatives – Jumana Manna  

7 gusht në ora 5 PM do të zhvillohet një bisedë mes Jumana Manna, Catherine Nichols dhe Veton Nurkollari.

PËRSHKRIMIN E FILMAVE E GJENI KËTU