27 September, 2022
Shkolla verore me rreth 70 pjesëmarrës përtej 9 shkollave fillore nga mbarë Kosova, e me një sërë aktivitetesh sa informuese ashtu dhe argëtuese, i ofroi nxënësve hapësirën për tu bërë krijues të vegjël të videove të animuara ‘stop-motion’, bashkë me aftësitë e të naviguarit botën e ndërlikuar që fëmijët e kësaj moshe e kanë përditshmëri në telefonat e tyre. Shkolla verore nisi më 25 korrik, pak më shumë se një javë përpara hapjes zyrtare të edicionit të 22-të të festivalit. Shkolla verore, pjesë integrale e programit DokuKids, luajti rol të rëndësishëm për festivalin, duke pasur parasysh rëndësinë që festivali i kushton të rinjëve përmes aktiviteteve që zhvillohen çdo vit në kuadër të këtij programi.
Në përpjekjen e palodhur të DokuFest për të trajtuar problemet shoqërore përmes mediumit të filmit, përkatësisht atë të dezinformimit digjital, temë kjo që trajtohen pothuajse në të gjitha projektet tona, dhe ekspertizen e KEC për të trajnuar fëmijët se si të navigojnë problemet që ata hasin, qëllimi i shkollës verore ishte rritja e njohurisë digjitale sa teorike ashtu dhe praktike, përmes aktiviteteve që ndodhën gjatë 5 ditëve të shkollës. Të gjitha aktivitetet në shkollë u mbikëqyrën nga trajnerët, të cilët përveçse u mësuan atyre gjithcka mbi dezinformatat digjitale, ata u ndërrmorrën dhe me të mësuarit e aftësive teknike të prodhimit të videove stop-motion që secila nga shkollat duhej të krijonte gjatë qëndrimit në shkollën verore.
Petrit Tahiri, drejtor i organizatës partnere KEC, foli për faktorët që i shtyen të rinjtë drejt radikalizimit dhe si të identifikohen dhe parandalohen format e ekstremizmit të dhunshëm. Mentorët kryesorë për produksionin e videove ishin Martina Kabashi dhe Zgjim Terziqi. Martina, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë kreative e ‘KUKU Creations’, u mësoi participantëve për metodologjinë e të krijiuarit të videove ‘stop-motion’. Filmbërësi, Zgjim Terziqi, sqaroi thellësisht për proceset e zhvillimit dhe strukturimit të një historie në film. Alban Zenelaj, bisedoi mbi dezinformimin mediatik dhe zbatimin e komunikimit audio-vizual dhe filmit si medium që bjen në pah kompleksitetin e historive që tregohen.
Më pas këto mësime u zbatuan nga moderatori Valon Canhasi, i cili mes tjerash u dha studentëve udhëzime praktike të hapave që duhet të ndërmerren për të treguar një histori komplekse në rrjetet sociale. Mësimdhënësit e shkollave po ashtu u ftuan të mësojnë se si të trajtohen problemet që nxënësit hasin nga bota digjitale, në ligjeratën me Kreshnike Ademi, të KEC. Në një seancë paralele me nxënësit, Valdete Gjakova nga KEC, mbajti ligjeratën rreth ballafaqimit dhe hapave që duhen të ndërrmerren në rast të ekspozuarit të përmbajtjeve të dëmshme digjitale.
Pas tre ditësh me përplotë trajnime, dy ditët e fundit iu kushtuan zbatimeve nga ato që ata mësuan përgjatë javës. Historitë e videove përfshijnë tema si mbikonsumimi i mediave sociale,bullizmi, diskriminimi gjinor, etj. Të gjitha animacionet ‘stop-motion’ të krijuara nga secila shkollë përkatëse mund ti gjeni KËTU.
Kurrikula po ashtu u la hapësirë fëmijëve për të pushuar dhe për t’u argëtuar me aktivitete sportive si seanca të jogas me Bora Shpuza Kasapolli, karaoke e shfaqje filmash në kinemanë e hapur Solare.
Projekti financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe zbatohet nga Dokufest dhe Qendra për Arsimin e Kosovës.