18 May, 2022


Jemi duke kërkuar të zgjerojmë ekipin tonë në edicionin e 21-të të DokuFest! 

Shpallim mundësinë që të interesuarit t'i bashkohen ekipit tonë, në këto pesë pozita të mëposhtme:

● Koordinator i dizajnit grafik

● Asistent për PR dhe Media

● Koordinator i Mikpritjes

● Projeksionist

● Koordinator për produksion

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre të detajuar dhe një letër motivuese me përgjigjen “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?” në [email protected] duke specifikuar pozitën e tyre të preferuar në 'subject' të e-mailit.

Afati i fundit për aplikim është 31.05.2022.

Vullnetarët e viteve të kaluara të DokuFest do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes.