05 April, 2023
DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për këtë vend pune në organizatë:
Asistent/e për komunikim dhe media
Aplikantët duhet t’i plotësojnë kriteret në vijim:
- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme shkrimi në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe;
- Të kenë aftësi në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrjeteve sociale;
- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me media;
- Aftësi për të punuar në një ekip dhe për të menaxhuar projekte të shumta në të njëjtën kohë;
- Preferohet njohjuria mbi programimin e festivaleve të filmit dhe industrinë e filmit;
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë letrën motivuese “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?”, pozitën për të cilën aplikoni si titull në email si dhe CV-në e detajizuar në email adresën: a[email protected]. Afati i fundit për aplikim është 30.04.2023.