09 March, 2022


DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për këtë vend pune në organizatë:

- Koordinator/e për komunikim dhe media

Aplikantët duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme shkrimi në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe;

- Të kenë aftësi në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrjeteve sociale;

- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me media;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë letrën motivuese “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?”, pozitën për të cilën aplikoni si titull në email si dhe CV-në e detajizuar në email adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është 31.03.2022.