16 December, 2020


DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për këto vende pune në organizatë:

- Kordinator/e për komunikim dhe media

- Praktikant/e për komunikim dhe media

- Praktikant/e në dizajn grafik

Aplikantët duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme shkrimi në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe;

- Të kenë aftësi në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrjeteve sociale;

- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me media;

- Njohuri në aplikacione Adobe (Illustrator, InDesing, Photoshop).

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë letrën motivuese “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?”, pozitën për të cilën aplikoni si titull në email si dhe CV-në e detajizuar në email adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është 11.01.2021. Përparësi kanë ata të cilët janë angazhuar si vullnetarë në DokuFest.

Për praktikantët, Dokufest ofron programe mentorimi dhe mundësi zhvillimi profesional.