22 October, 2020


Jemi tejet të lumtur të ju njoftojmë se po e hapim DokuKinon me filmin IDIOT PRAYER: NICK CAVE ALONE AT ALEXANDRA PALACE, që shpalos disa nga performancat e pa-harrueshme të izolimit nga Nick Cave!

Pas shfaqjes online të filmit në qershor të këtij viti, audienca jonë do ta ketë mundësinë ta shohë versionin e zgjeruar të filmit IDIOT PRAYER i cili do të shfaqet në kinema anë e kënd botës, me datën 5 nëntor, ora 7 e mbrëmjes!

Filmi, i inçizuar në qershor të vitit 2020, ishte reagim ndaj izolimit dhe mbylljes. Nick Cave luan këngët e tij në piano në një formë tjetër, prej këngëve të hershme me Bad Seeds dhe Grinderman, e deri tek albumi më i ri Ghosteen të Nick Cave & The Bad Seeds.



Për shkak të situatës aktuale, hapësira e kinemasë ku do të shfaqet filmi do të akomodojë vetëm 50 persona dhe organizohet konform rregullave të distancimit social.

Biletat mund të blihen vetëm përmes telefonit (+ 383 49 629 679)