12 July, 2024


Regjisori argjentinas, Eduardo “Teddy” Williams është mjeshtër që pasqyron jetën në mediat res. Në filmat e tij, individët dhe grupe të rinjsh përjetojnë në çdo moment diçka që ndjehet si një lloj amnezie e përkohshme.

Kjo poashtu mund të përfshijë një çorientim që manifestohet si rrëshqitje ose ndërrime formash që shpesh i gjejmë në një univers paralel që jo domosdoshmërisht është një vazhdimi i momentit që erdhi më parë.

Vendi ku dikush ishte një moment më parë mund të mos harrohet plotësisht, por sipas logjikës së tyre të veçantë, personazhet duket se janë të vetëdijshëm për vendet ku ishin më parë, çfarëdo që po përjetonin, është e njëjta ajo ndjenjë që i çoi në vendin e rradhës duke përdorur harta të paeksploruara të imagjinatës. – dhe magjia e kinemasë që ka shpikur Williams. Duke lëvizur nëpër hapësirë ​​dhe kohë dhe në një shumëllojshmëri kulturash, ky transformim i përvojave ndihet plot jetë.

Në shumicën e filmave të tij, shpeshherë, personazhet e gjejnë veten në supermarkete—vende të mbushura me zgjedhje dhe mallra të bollshme—por gjithsesi, ajo që po kërkojnë me të vërtetë gjithmonë duket se mungon. Por përfundimisht, qoftë në një supermarket tjetër, në një çati, një xhungël, një rrugë të qytetit, një dhomë bisede, midis një grupi miqsh, ose edhe nën sipërfaqen e tokës, ata përfundimisht gjejnë atë që ata po kërkojnë - kungimin.

DokuFest vlerëson shumë mundësinë që ka për të paraqitur veprat e Teddy-t në Prizren në një program të veçantë me tre projeksione: The Human Surge; The Human Surge 3; dhe një koleksion me pesë vepra të shkurtra të hershme të realizuara para debutimit të tij në film, ku ai eksperimentoi me video formate dhe tekstura të ndryshme.

Mos e humbni këtë mundësi të rrallë për të u zhytur thellë në botën filmike të Teddy Williams në praninë e këtij talenti inovativ dhe ambicioz.

Lista e plotë e filmave, këtu.