01 Dec, 2021


DokuFest fton nxënësit e shkollave të mesme të aplikojnë për kampin dimëror, si pjesë e shkollës së filmit dokumentar, ku ata do të mësojnë proceset e rrëfimit vizual të historive të tyre përmes mjeteve të ofruara, njohurive dhe asistencës profesionale.

Kampi do të mbahet në Prizren në periudhën 3-9 janar 2022 në formë hibride me mësime fizike dhe aktivitete të ndjekura nga master klasa virtuale dhe ligjërata nga profesionistë ndërkombëtarë të filmit.

Filmat e prodhuar do të kenë premierë në edicionin e 21-të të DokuFest, në datat 5-13 gusht 2022.

Studentët e interesuar duhet të jenë në shkollë të mesme dhe të kenë aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze.

Nëntë gjenerata kanë prodhuar filma dhe më shumë se 50 filma që shpalosin tema të ndryshme sociale dhe personale janë krijuar në shkollën e filmit dokumentar DokuFest.

Shkolla e filmit dokumentar është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që synon të promovojë vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut përmes filmit.

FORMULARI I APLIKIMIT

Afati i fundit për aplikim është 19 dhjetor 2021.

Projekti mbështetet bujarisht nga