24 November, 2020


DokuFest fton të gjithë nxënësit që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kampit dimëror, si pjesë e shkollës së filmit dokumentar ku do të aftësohen për të xhiruar filma duke ndjekur hapat e njëpasnjëshëm dhe duke pasur mjetet e nevojshme për realizimin e një filmi. Për dallim prej viteve të kaluara, sivjet kampi do të mbahet në formë hibride në datat 4-10 janar 2021, me aktivitete dhe ligjërata fizike dhe masterklasë virtuale nga profesionistë ndërkombëtarë të filmit.

Filmat e xhiruar do ta kenë premierën në edicionin e 20 të festivalit që do të mbahet me 6-14 gusht, 2021.

Aplikantët e interesuar duhet të jenë në shkollë të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën Angleze.

Deri më tani tetë gjenerata të nxënësve të shkollave të mesme kanë kaluar nëpër shkollën e filmit dokumentar dhe që nga viti 2013 janë prodhuar mbi 40 filma të shkurtë dokumentarë që shpalosin tema të ndryshme personale dhe shoqërore.

Shkolla e filmit është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që ka për qëllim promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut përmes filmit.

FORMULARI PËR APLIKIM

Formulari në gjuhën shqipe
Formulari në gjuhën turke
Formulari në gjuhën boshnjake

Afati i fundit për aplikim është data 20 dhjetor, 2020.

Projekti mbështetet nga National Endowment for Democracy.