Pesë vjet më parë, ne krijuam një shkollë filmi “E ardhmja është këtu” dhe filluam një udhëtim për të zbuluar talentet e reja përmes programit tonë që nxit filmat krijues të dokumentarëve nëpërmjet ushtrimeve praktike në tregim, duke i njoftuar studentët e shkollave të mesme me konceptin e qytetarisë aktive, të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.

Pesë vjet më parë, ne krijuam një shkollë filmi “E ardhmja është këtu” dhe filluam një udhëtim për të zbuluar talentet e reja përmes programit tonë që nxit filmat krijues të dokumentarëve nëpërmjet ushtrimeve praktike në tregim, duke i njoftuar studentët e shkollave të mesme me konceptin e qytetarisë aktive, të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.

Qysh nga themelimi, kur gjeneratat të para filluan udhëtimin e tyre nëpër këtë shkollë, ne pamë të rinj të frymëzuar për të ndërmarrë veprime mbi çështje të caktuara sociale kryesisht përmes tregimit dhe filmimit – dhe u ofruam atyre mjetet, njohuritë dhe asistencën profesionale të nevojshme për të bërë filmat e tyre aktivistë. Brezi i fundit prodhoi pesë filma të shkurtër të fuqishëm që udhëtuan në dhjetra festivale në mbarë botën.

As ky vit nuk ishte ndryshe. Tetë të rinj nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia janë përzgjedhur për t’u nënshtruar trajnimeve intensive përmes qendrës së prodhimit dokumentar të DokuFest-it, përmes procesit të udhëhequr nga profesionistë të fushës – duke filluar nga ideja dhe para-prodhimi deri në fazat përfundimtare. Kurioziteti i tyre për botën përreth tyre është çelësi, duke sjellë një aspekt transformues në punëtoritë.

Në mars të 2017, tetë pjesëmarrës të përzgjedhur u udhëhoqën nga tutorët Blerta Zeqiri, Gullermo Careras-Candidhe Emilio Guerra në procesin e para produksionit. Në korrik, studentët u mblodhën për të filluar me punëtorinë intensive postproduktive për të transformuar pamjet e tyre në filma dokumentarë. Gazmend Bajri iu bashkua ekipit për ti ndihmuar regjisorët e rinj për të përfunduar filmat e tyre.

Rezultatet, përsëri, tejkaluan çdo pritshmëri tonën. Nga ballafaqimi personal me të kaluarën dhe të tashmen, e deri tek eksplorimi i nënkulturave, shumëllojshmëria e këtyre tregimeve, si dhe ndjeshmëria e temave që këta studentë i mbulojnë në filmat e tyre, na premton një koleksion tjetër të suksesshëm të filmit që rrjedh nga shkolla jonë.

Dhe këtë vit, emri i shkollës së filmit përshtatet në mënyrë të përkryer me temën e festivalit, dhe është një tjetër indikator që e ardhmja është me të vërtetë këtu dhe është më e fortë se kurrë.

Filmat do të shfaqen në “River Cinema” me reklamën “Future is Here”, ku audiencat do të kenë mundësinë të takohen me këta talentë të rinj të jashtëzakonshëm të rinj.

Klikoni këtu për të parë listën e plotë të filmave.