11 July, 2022


Jemi të entuziazmuar të shpallim aktin e parë të DokuNights, që do të rikthehet për edicionin XXI të festivalit, më 5 GUSHT ANDRRA Stage, me artistë, mjeshtëria e të cilëve na ka shoqëruar gjatë pandemisë, ndër ta ikona e muzikës elektronike, DMX KREW, producenti nga Berlini, D. DAN si dhe dy artistët tanë vendas, pionierë të muzikës elektronike, PANDAUDIO & artistja e shumë talentuar, TADI.

Natës do t'ja fillojmë me PANDAUDIO nga Prizreni, që konsiderohet si ikonë lokale dhe është një nga Dj/Producentët inaugurues të skenës elektronike në Kosovë. Thyerja e vazhdueshme e kufijve të tingullit e ka bërë atë një pionier të muzikës elektronike në Kosovë. Ai ka qenë prezent në skenën tonë të muzikës edhe në kohërat kur gjithçka ishte e pasigurtë edhe sot e kësaj dite i mbeti besnik kësaj skene. Performanca e dytë do të jetë, D.DAN, njëri nga dj/producentët e ri dhe më premtues që kemi në ditët e sotme. Me origjinë nga Korea e Jugut dhe i rritur në Angli, D.Dan ka arritur t'i prekë majat pak para se të ndodhë karantina e parë në botë, por gjatë gjithë kësaj kohe ai ka prodhuar një numër të madh të krijimeve muzikore si dhe ka arritur të mbaj statusin e një talenti, potenciali i të cilit shihet çdo ditë e më shumë. Kjo traditë e Berghain, ka vazhduar gjithashtu edhe në të gjithë SHBA-në dhe Evropën, duke lëshuar EPS mbresëlënse, si MUTANT FUTURE (2020) dhe SUMMERPUP (2021). Pastaj do të vazhdojmë me, DMX KREW, poashtu njëri nga pionerët dhe ikonat e muzikës elektronike, house dhe acid. Gjate vitit '97 ai lansoi albumin e tij të famshëm NU Romantix si dhe hitin legjendar I Can’t Hide Your Love. Tani do ta kemi rastin ta dëgjojmë këtë performancë live në liri të plotë pas dy viteve të kaluar në izolim në shoqërinë e kësaj kënge. Natën do ta përmbyll, TADI, një nga DJ/Producentet më premtuese nga gjeneratat e reja të muzicientëve. Ajo menjëherë filloi të marrë vëmendjen e publikut ndërkombëtar. Njejtë si D.Dan, edhe pse kishte pengesa të mëdha gjatë vitit 2020-2022, ajo vazhdoi ta mbante seriozitetin dhe motivin për të vazhduar përpara, në një mori shprehjesh të artit të saj.

GJENI BILETAT KËTU