29 October, 2021


DokuFest ka kënaqësinë të njoftojë që kemi hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 21-të të festivalit, që do të mbahet nga data 5 deri më 13 Gusht 2022 në Prizren, Kosovë. Festivali synon të prezantojë një program të pasur dhe të larmishëm të filmave dokumentarë bashëkohorë, filmave të shkurtër dhe filmave të animuar, si dhe një numër masterklasash, panele, diskutime dhe punëtori.

Pas një edicioni online në 2020 dhe edicionit hibrid në 2021, ne presim që festivali të zhvillohet plotësisht në formë fizike në 2022.

Afati i fundit për paraqitje është 28 shkurt 2022. Aplikimet do të pranohen ekskluzivisht përmes platformës së Film Freeway.

Për të dorëzuar dhe për të pasur qasje në rregulloret e plota të festivalit, ju lutemi vizitoni faqen tonë të aplikimeve të Film Freeway.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurt, DokuFest është festivali më i madh i filmit në Kosovë. I vlerësuar si një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore dhe i votuar dy herë si Top 25 Festivalet më të bukura të filmit nga Filmmakers Magazine, çdo vit festivali mbush kinematë rreth qendrës historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filma nga e gjithë bota.

I themeluar në vitin 2002, me synimin për të rigjallëruar kinemanë dhe jetën kulturore në Prizren, DokuFest u rrit dhe u zgjerua në ngjarjen më të madhe kulturore në vend dhe një nga festivalet më të mira të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropë. Që nga viti 2019, DokuFest është Festival kualifikues i BAFTA i Seksionit B për çmimin e filmit të shkurtër britanik.