03 August, 2022
Kemi kënaqësinë të prezantojmë Cinema Futures and the Museum of Contemporary Art - the case of Reina Sofía, si pjesë e DokuTalks me kuratorin dhe programerin Chema González, për edicionin tonë të 21-të të festivalit, i cili do të zhvillohet më 9 gusht, në Kino Klubi, në orën 14:00.
Ky leksion do të analizojë funksionet dhe artikulimet e kinemasë në muzeun e artit modern dhe bashkëkohor, duke përdorur Museo Reina Sofia (Spanjë, Madrid) si rast studimi. Museo Reina Sofía është një nga institucionet kryesore kulturore të përkushtuar ndaj rimendimit të institucionit të artit, publikut të tij dhe asaj që është në rrezik në muzeun aktual në një skenar global. Leksioni do të trajtojë transformimet e kinemasë përgjatë aktiviteteve kryesore të muzeut: historia që diskutohet në ekspozitën e koleksionit, laboratori i krijimit të imazheve në ekspozitat e përkohshme dhe muzeu si kinotekë alternative në programet e rregullta të filmit.
Ligjëruesi është Chema González, programues dhe kurator. Ai ka eksploruar marrëdhëniet midis artit bashkëkohor dhe filmit dhe ka prodhuar një program të gjerë dhe të rregullt audiovizual rreth kinemasë-ese, dokumentarit politik, kinemasë eksperimentale dhe kinemasë së filmit autor në Museo Reina Sofia (Spanjë), një institucion ndërkombëtar ku punon si kurator filmi dhe programesh publike. Fillesat kryesore në veprën e tij janë të rikuperojë vështrimet e heshtura që vënë në dyshim historitë ortodokse të kinemasë, të rilidhë praktikën filmike me një hapësirë të përkushtuar politike dhe teorike dhe të kuptojë kinemanë si një art përcaktues për të transformuar ndërtimin dhe interpretimin tonë të botës. Ndër projektet e tij të fundit janë retrospektivat e Peter Watkins, Gonzalo García-Pelayo, Kidlat Tahimik, Chantal Akerman, Sarah Maldoror, Wang Bing, Derek Jarman, Jean-Marie Straub dhe Danièlle Huillet. Gjithashtu seri tematike si Black Film Matters (1920-2020), Possible Futures, Cinema and Worlds to Come, Guy Debord dhe René Viénet, from Lettrism to Situationism, No Shelter. Images of Contemporary Exile, ndër të tjera. Ai ka qenë juri në festivale ndërkombëtare, si DocLisboa dhe DocumentaMadrid, dhe ka prezantuar dhe organizuar seri filmash në BFI London, DocLisboa, Centre Pompidou, CCCB Barcelona, FICCALI, CineEspaña Toulouse, Festival de Sevilla, Punto de Vista, CGAI, Filmoteca Catalana, Filmoteca Española ose Tabakalera Donosti. Ai ka kuruar ekspozita me artistë të imazheve lëvizëse nga David Lamelas, Akram Zaatari, William Kentridge, Hala Elkoussy, Hito Steyerl dhe Yervant Gianikian dhe Angela Ricci-Lucchi.