01 August, 2022


DokuKids, një program i kuruar plot dashuri për audiencën tonë më të dashur, përbëhet nga 47 filma dhe 4 punëtori, me tema unike dhe edukative për fëmijët e moshës 8 -14 vjeç. Filmat dhe puntoritë trajtojnë tema të tilla si të drejtat e fëmijëve, ndryshime kilmatike dhe çështje të tjera të ndryshme shoqërore, për të zhvilluar perceptimin vizual te fëmijët dhe kreativitetin e përgjithshëm.

Filmat do të shfaqen çdo ditë nga data 6 deri më 12 gusht, nga ora 10:00-11:00 në Innovation Training Park (ITP). Listën e plotën të filmave e gjeni KËTU. Punëtoritë gjithashtu do të zhvillohen çdo ditë për 7 ditë rresht nga data 6 deri më 12 gusht, pas shfaqjeve të filmave, në po të njëjtin vend (Innovation Training Park (ITP)). Filmat dhe punëtoritë janë pa pagesë, megjithatë për puntoritë kërkohet REGJISTRIM paraprak, duke plotësuar formën e regjistrimit.AFATI APLIKIMIT është 5 GUSHT, 12:00. Ju mund të shihni listën e plotë të punëtorive më poshtë, me përshkrime të detajuara dhe orarin.

DokuFest po ashtu do të ofrojë TRANSPORTIN për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në filmat dhe punëtoritë. Pika e takimit është Shadërvani, përballë Hotel Theranda në ora 9:30.

LISTA E PLOTË E PUNËTORIVE:

9-13 [email protected] ITP PUNËTORIA STOP MOTION 

Programi i trajnimit i udhëhequr nga Viktorie Stepanova dhe Luna Mascha Wielandova do të përfshijë trajnimin e animacionit stop-motion duke ndërtuar shkathtësitë digjitale të fëmijëve dhe të rinjve që do të zhvillojnë kapacitetet e ardhshme të industrive kreative në Kosovë. Filmi i animuar i realizuar nga studentët do të shfaqet në ceremoninë e mbylljes së DokuFest. Kjo punëtori udhëhiqet nga dy profesioniste çeke për animacione. Rreth 20 pjesëmarrës do të angazhohen në krijimin e filmit të animuar me temën e festivalit "SI TË MBIJETOSH". 

MOSHA 10-14

7-8 GUSHT @12.00 ITP PUNËTORIA E PIKTURËS 

Gishtat, pikturojnë me fëmijët. Një punëtori pikture e drejtuar nga njerëz nga Gishtat, do të përfshijë 30 fëmijë. Aktivitete edukative që synojnë të nxisin bashkëpunimin midis fëmijëve, duke nxitur kreativitetin dhe të mësuarit për të luajtur. Pikturat e fëmijëve do të ekspozohen në ITP ku mbahet programi DokuKids dhe në fund në kinema Lumbardhi në ceremoninë e mbylljes.

MOSHA 8-13 

7-9 GUSHT @12.00 ITP PUNËTORIA THE POP HOP 

Pop-Hop Studios do të sjellë sete filmash pop-up, për tu lejuar pjesëmarrësve të DokuKids të mësojnë shpejt dhe në mënyrë bashkëpunuese fjalorin kinematografik dhe teknikat e filmave të animuar. Ju prezantojmë një punëtori të udhëhequr nga Jeremy Laurichesse, për prodhimin e filmit të animuar që shpesh përfshin trajtimin e të njëjtit paraprodhim për periudha të shkurtra kohore (2-3 orë), të cilave u shtohet një fillim i shkurtër i xhirimit, montazhit dhe dizajnit të tingullit.

  Punëtori 3 ditore nga 3 orë ku secila do tu ofrohet secilën ditë 12 fëmijëve për të mësuar fjalorin kinematografik dhe teknikat e filmit të animuar, si dhe do të prodhojë animacione të shkurtra për t'u shfaqur në mbyllje të festivalit.

MOSHA 8-10

11 GUSHT @12.00 ITP PUNËTORIA CLIMATE FRESK MBAJTUR NGA UNDP

Punëtoria bashkëpunuese Climate Fresk do t'ju mësojë shkencën themelore pas ndryshimit klimatik dhe do t'ju fuqizojë për të ndërmarrë veprime.

MOSHA 9+