23 July, 2021


DokuFest shpall programin e DokuKids, të kuruar plotësisht nga programerët junior të festivalit.

Program në të cilën janë përzgjedhur 38 filma me tema unike dhe edukative për fëmijēt e moshës 6-12 vjeçare, ku trajtohen tema si të drejtat e fëmijëve, ambienti, çështjet e ndryshme sociale si dhe filma të ndryshëm kreativ të cilët ndikojnë në zhvillimin e perceptimit vizuel tek fëmijët.

Filmat do të shfaqen për 5 ditë me rradhë çdo mëngjes prej orës 10.00 në Kino Lumbardhi dhe hyrja do të jetë falas. Në ditët në vijim do publikojmë edhe orarin e shfaqjes.