21 July, 2020


Edhe këtë vit, DokuFest do të sjellë programin DokuKids, të kuruar enkas për të më të vegjlit tanë me 12 filma të cilët do të shfaqen prej 8-14 gusht, në platformën tonë online. Këtë herë fëmijët do të kenë mundësinë të shohin filma të mrekullueshëm ku ata do të udhëtojnë nëpër mrekullira!

Programi ynë DokuKids do të ofrohet online dhe pa pagesë dhe do të shfaqet në dy programe ditore, secila nga një orë për fëmijët e moshës mbi 7 vjeç.

DokuFest i inkurajon të gjithë prindërit t’u bashkohen fëmijëve të tyre teksa ata argëtohen me karaktere të gëzueshme e filma të kuruar vetëm për ta!