DokuFest është në kërkim të një kompanie të prodhimit për furnizimin me maica dhe çanta për Edicionin e 25-të të Festivalit DokuFest, i cili do të mbahet më 07 – 15 Gusht 2026 në Prizren.

Kompanitë e interesuara ftohen të paraqesin ofertat e tyre për artikujt e mëposhtëm:

· Maica për meshkuj,

· Maica për femra,

· Maica për fëmijë,

· ToteBag/ Çanta krahu.

Ftojmë kompanitë të na dërgojnë ofertat e tyre si dhe të bashkangjesin dokumentet:

- Çertifikatën e Biznesit,

- Portfolion e punës ekzistuese,

- Çmimi për njësi për secilin nga artikujt

- Modelet (foto ose përshkrime vizuale) të artikujve të propozuar.

Ofertat duhet të dërgohen në e-mail adresën: [email protected] me titull: "Ofertë për furnizim me artikuj tekstili – DokuFest 2026".

Afati i fundit për dërgesë të ofertave është data 08.06.2026.

Ofertat e kompletuara do të vlerësohen bazuar në kriteret e cilësisë dhe çmimit më të favorshëm.