15 August, 2020


Fituesit e edicionit të 19 të DokuFest u shpallën këtë të shtunë gjatë mbrëmjes, në ceremoninë online e cila këtë vit ashtu si edhe aktivitetet e tjera u zhvillua në sferën virtuale. 90 filma të cilët reprezentuan 51 vende e që konkurruan në 8 seksione garuese u shikuan online nga juria e sivjetshme.

Ceremonia filloi me disa pamje nga instalacioni ON AIR tek kalaja dhe më pas u pasua me diskutimet e jurisë si dhe deklaratat e fituesve.

Lista e plotë e fituesve:

DOKUMENTARËT E BALLKANIT

FILMI FITUES: Once Upon A Youth

DEKLARATA

Juria në kategorinë e filmave nga Ballkani është krenare për pjesëmarrjen e saj në vlerësimin e finalistëve të DokuFest 2020. Mendimet subjektive shpesh janë të vështira për tu bashkuar në një mendim të vetëm të dakorduar. Duke thënë këtë, juria beson se secili film që ka marrë pjesë në garë është fitues i këtij festivali të vlerësuar. Sidoqoftë, ekziston një film i cili ngrihet si një zë i pavarur për çmimin e këtij viti, një zë i veçantë që jep frymëzim për burrin apo gruan e rëndomtë për të krijuar një vepër tërheqëse me pak më shumë se foto dhe video arkiv, me një pasion për ndarjen e historisë së një shoku i cili ka ndikuar te të gjithë ata që i ka pasur përreth. Fituesi i këtij viti është nga Kroacia, filmi Once Upon a Youth i Ivan Ramljak.

ÇMIMI SPECIAL

Outside The Oranges Are Blooming

DEKLARATA

Juria po ashtu dëshiron të vlerësojë fuqinë e imazherisë vëzhguese të lidhur me tregimin. Me një syth të vrazhdë që çel në ekran ai është një vështrim i çiltër në një fshat në Portugali. Çmimi Special i Jurisë shkon në Serbi, për filmin Outside The Oranges Are Blooming nga Nevena Desivojevic. Ne do donim të falënderonim DokuFest-in për përfshirjen tonë në këtë ngjarje të mirënjohur botërisht, urime për festivalin, audiencën virtuale dhe filmbërësit.

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË TË GJATË

FILMI FITUES: The Metamorphosis of Birds

DEKLARATA

Për rindërtimin e tij elegant të një historie të përjetshme dhe universale dhe për sensibilitetin e tij drejt mundësive kreative të ofruara nga kinemaja artistike, juria vendosi ta shpërblejë një film madhështor, duke vërtetuar gjallërinë e kinemasë bashkëkohore portugeze. Çmimi i garës për Dokumentarin Ndërkombëtar shkon te Metamorfose dos Passaros nga Catarina Vasconcelos.

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË TË SHKURTËR

FILMI FITUES: TENDER

DEKLARATA

Çmimi kryesor për dokumentarin më të mirë të shkurtër shkon te një rrëfim kurioz për fëmijë që e kalojnë verën në një botë nga e cila të rriturit janë të përjashtuar. Ajo që duket të jetë një qasje e thjeshtë, që vëzhgon personazhe dinamike, rritet ngadalë në një mjet radikal rrëfimi; duke ofruar depërtim në universin intim me shaka të fëmijëve të cilët bartin jetë më të mëdha se vetja. Ne e shpërblejmë këtë film për guximin që pati për të qenë i pa tronditur nga të gjitha pyetjet e pa përgjigjura dhe duke qëndruar me atë që ka rëndësi – fëmijët që tregojnë historinë me fjalët e tyre.

ÇMIMI SPECIAL

TITULLI I FILMIT: Bab Sebta

DEKLARATA

Çmimin special të jurisë e japim për një film i cili rindërton kaosin e aranzhuar dhe kokëfortësinë e një ujdie kontrabanduese ndër-kufitare. Filmi harton me pedanti një topografi të pragmatizmit ekonomik dhe bashkëpunimit; ne e përshëndesim shkathtësinë e kësaj pune unike hibride.

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

FILMI FITUES: The Earth is blue as an Orange

DEKLARATA

Filmi më i mirë për të Drejtat e Njeriut shkon te THE EARTH IS BLUE AS AN ORGANGE për bashkëveprimin e tij me mjeshtëri në mes të përmbajtjes dhe formës. Një portret delikat, intim i një familje matriarkale gjatë kohës së luftës dhe vullnetin që duron në vakuumin që krijon ajo. Filmi, në fillim vëzhgues dhe refleksiv, ofron më shumë se sa një vështrim të shpejtë në këmbënguljen; na jep një shije të rezistencës (kreativitetit, mbështetjes së dyanshme, dhe të vetëshprehjes).


ÇMIMI SPECIAL 1

TITULLI I FILMIT: Radio Silence

DEKLARATA

Çmimi special i jurisë shkon për RADIO SILENCE për adresimin e temës së rëndësisë së veçantë – liria e shprehjes dhe liria e shtypit – posaçërisht për Meksikën, por jo vetëm. Ne lavdërojmë përkushtimin e regjisorëve për të ndjekur protagonisten e tyre – një gazetare e pa korruptuar dhe një grua trime e cila refuzon të frikësohet apo heshtet – për një periudhë prej disa vitesh.


ÇMIMI SPECIAL 2

TITULLI I FILMIT: Strike or Die

DEKLARATA

Çmimi special i jurisë shkon për STRIKE OR DIE për guximin treguar në një gjuhë kinematografike kurajoze që më parë ngre pyetje se sa të japë përgjigje. Duke iu qasur temës disi të mjegullt nga kënde të ndryshme, ai formon një sintaksë filmike që shpreh një ndjenjë që digjet në vete, një disponim, një gjendje e shpirtit të lënduar.

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT

FILMI FITUES: Smog Town

DEKLARATA: Do të donim ta shpërblenim me Çmimin Green Dox filmin Smog Town, nga Meng Han. Duke trajtuar një temë të vështirë, burokracinë e mbrojtjes së ambientit në Kinë; Han ia del të krijojë një portret kompleks me shumë perspektiva të shumë akterëve dhe hisedarëve të përfshirë: punëtorët e shtetit, bizneset e vogla dhe të mëdha dhe ndikimi i tyre te marrëdhëniet njerëzore dhe familjare. Filmi i saj tregon shkurtpamësinë e qeverisë dhe strukturave të saj, duke dështuar të mbrojnë më të dobëtën, edhe duke u përpjekur të bëjnë ndryshime pozitive. Han paraqet dilema individuale dhe sistemore pa e nënvlerësuar asnjëherë inteligjencën e shikuesit. Në kohë të llogaritjes së pabarazisë ekologjike të botës dhe dështimeve dhe kufizimeve të lidershipit qeveritar, Smog Town ofron një shikim të matur në negociatat institucionale të një qyteti dhe marrëdhëniet e pushtetit.

ÇMIMI SPECIAL

TITULLI I FILMIT: małni - towards the ocean, towards the shore

DEKLARATA: Juria e garës Green Dox vendosi të shpërblejë me Çmimin Special filmin malni, towards the ocean towards the shore, me regjinë e Sky Hopkina.

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR

FILMI FITUES: Sun Dog

DEKLARATA: Në mesin e shumë filmave të shquar, vëmendjen tonë e kapi qasje vizionare e tregimit të një bravandreqësi të ri në qytetin e ngrirë ku nata e padurueshme e dimrit të thellë që zgjat përgjithmonë, përshkruhet përmes fantazisë së personazhit në një perspektivë shumë unike. Çmimi për Filmin më të Mirë në Garën Ndërkombëtare të Filmave të Shkurtër shkon për “Sun Dog” nga Dorian Jespers.

ÇMIMI SPECIAL

TITULLI I FILMIT: The Last Image of Father

DEKLARATA: Një çmim special shkon për një film që ia del të gjejë një hyrje origjinale në tema të rënda si mjerimi, varfëria dhe sëmundja. Në një mënyrë Brechtiane, përmes imazheve poetike, regjisori përshkruan një udhëtim Kafkesk të një babai dhe të birit për një destinacion të pakëndshëm. Prandaj, ne i japim çmimin special të jurisë filmit ‘The last Image of father’ nga Stevan Djordevic.

GARA KOMBËTARE

FILMI FITUES: She Asked Me Where I Was From

DEKLARATA: Një dokumentar eseistik që ka të bëjë me pyetjet e identitetit dhe përkatësisë na çon në një udhëtim virtual te një shtëpi e cila të jep ndjenjën e një planeti të huaj, duke ia dalë (shumë me vend në raport me pandeminë: nga laptopi) të kap ndarjen në dysh të ndjenjave të perceptimit personal dhe atributit të jashtëm në imazhe pjesërisht befasuese, pjesërisht poetike. Filmi më i mirë në garën kombëtare shkon për ‘She Asked Me Where I Was From’ nga Aulona Fetahaj.

E VËRTETA

FILMI FITUES: Collective

DEKLARATA: Filmi fitues është një udhëtim mbërthyes dhe shpërthyes në zemrën dhe shpirtin e gazetarisë hulumtuese. Korrupsioni i sistemit është një fenomen mbarëbotëror i cili po ndikon te të gjithë ne në shumë nivele, dhe në këtë film i cili fillon si një eksplorim në një tragjedi, regjisori shpalos diçka më të errët dhe më të thellë se që mund ta kishim parashikuar, dhe ai e tregon këtë histori me një rezervë të fuqishme që ngre tension me çdo zbulim. Ne duhet të festojmë bindjen për të vërtetën përballë pengesave në dukje të pamundura dhe nuk duhet të heqim dorë asnjëherë për të shikuar, kërkuar, pyetur, dhe luftuar. Zgjedhja e jurisë për garën TRUTH është filmi COLLECTIVE, me regjinë e Alexander Nanau.

ÇMIMI SPECIAL

TITULLI I FILMIT: The Exit of the Trains

DEKLARATA: Ky është një film i ndërtuar nga tregime të rrëfyera disa herë. Por këtë herë në vend të përdorimit të një sasie të madhe të imazheve grafike dhe intervistave për ta treguar historinë, regjisorët eksperimentojnë me një qasje sfiduese dhe vendimi i tyre artistik zmadhon dëshmitë që dëgjojmë dhe e vendosin të vërtetën në skenën qendrore. Ky film është një monument për ata që kanë humbur jetët nga brutaliteti i paprecedent në mënyrë që ne të mos harrojmë kurrë. Është një përpjekje për t’i thënë emrat e viktimave dhe për të përshkruar atë nëpër të cilën kanë kaluar ashtu që fytyrat dhe përvojat e tyre të mund të ngrihen në sipërfaqe dhe të na kujtojnë se ishin baballarë, bij, miq – njerëz nga mishi e gjaku. Çmimi special për garën TRUTH shkon për THE EXIT OF THE TRAINS, me regjinë e Radu Jude & Adrian Cioflâncă.

DokuFest do të vazhdojë shfaqjen e filmave në platformën online edhe për 10 ditë, me programe të tjera speciale filmike, diskutime dhe panele, si dhe me performanca live deri në 25 gusht.