01 November, 2022


Jemi të entuziazmuar për marrjen e ‘Çmimit për Posterin më të Mirë të Festivalit – Çmimet e Identitetit të Festivalit nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar në Jihlava. Kjo është hera e dytë që identiteti vizual i DokuFest-it vlerësohet dhe jemi edhe më të gëzuar që kjo njohje erdhi nga juria e përbërë nga përfaqësues të festivaleve të filmit që morën pjesë në takimet dhe aktivitetet e 'Festival Identitety’ (Identitetit të Festivaleve).

Identiteti vizual i DokuFest është një aspekt i rëndësishëm i festivalit tonë dhe është i lidhur ngushtë me temën, e cila këtë vit mori formën e pyetjes ekzistenciale “Si të mbijetojmë…?”. Dizajni i posterave fitues, si dhe i identitetit të përgjithshëm vizual, është bërë nga Parallel Studio, një studio e dizajnit grafik nga Tirana, Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin e festivalit. Posterat përshkruajnë Diellin, një profill me valën e nxehtësisë dhe grushtin e fuqisë, duke ilustruar kështu gjendjen e rrezikshme të planetit dhe botës ku jetojmë, si dhe nevojën për të ndërmarrë veprime.

Çmimi u pranua nga drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, i cili mori pjesë në aktivitetet e industrisë së Jihlava IDFF.