12 November, 2022


Më 6 nëntor, pjesëmarrësit e tre programeve të DokuFest u nisën për në Beograd, për Festivalin e Filmit Slobodna Zona (Zonë e Lirë) në Beograd.

Të ftuar ishin gjenerata e fundit e flmbërësve të rinj nga programet tona të filmit ‘Future is Here’ (E ardhmja është këtu) dhe ‘Human Rights Filmmaking Workshop’ (Punëtoria e Filmbërjes për të Drejtat e Njeriut) për të shfaqur dhe folur për filmat e tyre, që janë realizuar gjatë këtyre programeve. Në kuadër të hapjes së ekspozitës ‘How Do I See You?’ ('Si të shoh?’) më 7 nëntor, në festival, ishin po ashtu të pranishëm pjesëmarrësit e kampeve ndërkulturore të projektit ‘How Do I See You?’.

Programi i mbështetur nga, OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) , 'Punëtoria e Filmit për të Drejtat e Njeriut' është pjesë e ‘Programit të Edukimit të Filmit’ të DokuFest, që ofron mjete dhe njohuri për tregimtarët e rinj që janë të interesuar në krijimin e filmave dokumentarë kreativ mbi temat e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike. Filmat e shfaqur nga kampi u realizuan nga marsi deri në prill të vitit 2022, nga një grup i të rinjëve  nga mosha 18 deri në 25 vjeç nga zonat gjeografike të mbuluara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi. Ne ishim të lumtur të shfaqnim për publikun në Beograd, 6 filmat e mëposhtëm, më 7 nëntor: 'Blossmos Inverted', 'Found-Out, 'Dashni?', ‘Nights’, ‘Sigurtë’. Shfaqjet u pasuan nga një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me pesë regjisorët e pranishëm, ku ata diskutuan procesin e krijimit të një filmi, temat që ata eksplorojnë si dhe ambiciet e tyre sa i përket filmit.

Kampi që mbështet tregimtarët e rinj për 10 breza, ‘E ardhmja është këtu’, përfshin mësime fizike dhe aktivitete të ndjekura nga master-klasa virtuale dhe leksione nga profesionistë ndërkombëtarë të filmit, dhe mbështetet nga NED (National Endowment for Democracy). Filmat 'E ardhmja është këtu' të shfaqura në 'Slobodna Zona Film Festival', përfshinin 8 filmat e realizuar nga nxënësit e shkollave të mesme, të cilët morën pjesë në kamp, ​​nga dhjetori 2021 deri në shkurt 2022. Filmat u pasuan nga një seancë pyetje dhe përgjigje me një nga kineastët e pranishëm; bashkëdrejtori i ‘Romancë burgu’. Filmat e shfaqur më 8 nëntor ishin: ‘200 Gjaqe’, ‘Dedi’, ‘Muzika e dreqit', ‘Romancë burgu', ‘Arti i të shëruarit’ dhe ‘Veç edhe njo’.