15 March, 2024
Punëtoritë kanë për qëllim t’i forcojnë shkathtësitë e mësimdhënësve për të lehtësuar procesin e të nxënit duke përdorur konceptet dhe mjetet e edukimit mediatik dhe informacionit. Fokusi do të jetë në perspektivën e të mësuarit gjatë tërë jetës, me theks të veçantë në vlerësimin e besueshmërisë së informatave, verifikimin e fakteve, konsumimin efektiv dhe të ndërgjegjshëm të informatës, mësimin elektronik, si dhe kapacitetet për përdorimin e teknologjive të reja digjitale. Modulet e punëtorisë përfshijnë leksione mbi efektet e medias, metodat e vlerësimit kritik dhe të kuptuarit e mesazheve mediatike.
Mësimdhënësit gjithashtu do të fuqizohen për të realizuar procesin mësimor përmes mjeteve audiovizuale edukative. Punëtoritë në veçanti do të fokusohen në përdorimin e filmit dokumentar në klasë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mësimit për të nxënë, zotësisë për vlerësimin dhe procedimin efektiv e të ndërgjegjshëm të informacionit, të nxënit elektronik dhe aftësisë për shfrytëzimin e teknologjive të epokës digjitale.
Programi ynë bazohet në Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për përdorimin e platformës “Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësit” që është i licencuar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve dhe të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës në punëtori do të pajisen me çertifikata me pikë akredituese për licencim.
Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet përmes vlerësimit të aplikimeve.
Për mësimdhënësit e komuniteteve jo-shumicë do të sigurojmë përkthim simultan.
Ju lutemi aplikoni deri më 14 prill 2024 përmes formës në vijim.
Format e aplikimit:
[SHQ] Formë aplikimi
[RAE] Apliciaki Forma
[TUR] Başvuru Formu
[SER] Poziv za prijave
[ENG] Application Form