30 April, 2024


Ndërsa nisim përgatitjet për edicionin tonë të 23-të, ne ju ftojmë të bëheni pjesë e stafit tonë.

Për të mësuar më shumë për prapaskenat dhe aventurën e veçantë drejt hapjes së festivalit, kaloni bashkë me ne muajt e verës në qytetin e Prizrenit dhe bëhuni pjesë e një eksperience të mrekullueshme.

Më poshtë gjeni pozitat për të cilat kemi hapur thirrjen:

DEPARTAMENTET: 

Departamenti për Projeksione

· Projeksionist/e – 10 pozita

Departamenti për Kinema

· Koordinator/e – 1 pozitë

· Asistent/e – 10 pozita

Departamenti për Logjistikë

· Asistent/e – 5 pozita

Departamenti për Mikpritje

· Asistent/e – 5 pozita

Evente & Punëtori

· Koordinator/e – 1 pozitë

· Asistent/e – 2 pozita

Departamenti i DokuNights

· Asistent/e për mikpritje – 2 pozita

· Asistent/e për Logjistikë – 2 pozita

Koordinimi i Vullnetarëve

· Koordiantor/e -1 pozitë

Departamenti për PR dhe Media

· Asistent/e – 3 pozita

Departamenti për Fotografi

· Fotograf/e – 5 pozita

Dizajn & Video editim

· Dizajner/e – 1 pozitë

· Asistent/e për dizajn – 2 pozita

· Video editor/e – 1 pozitë

Departamenti për Jurinë

· Koordinator/e – 1 pozitë

· Asistent/e – 6 pozita

Departamenti për Marketing

· Koordinator/e – 1 pozitë

Departmenti i DokuKids

· Asistent/e – 2 pozita

Departamenti i Dokushop

· Koordinator/e – 1 pozitë

· Asistent/e – 3 pozita

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre të detajuar dhe një letër motivuese me përgjigjen “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?” në [email protected] duke specifikuar pozitën e tyre të preferuar në 'subject' të e-mailit.

Afati i fundit për aplikim është 26.05.2024

Vullnetarët e viteve të kaluara të DokuFest do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes.