15 June, 2021


Gjatë ditës së djeshme, drejtoresha ekzekutive Linda Llulla ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe DokuFest me ç ‘rast të gjithë të pranishmëve të festivalit nga data 6-14 gusht do t’iu ofrohet hyrje falas me bileta të DokuFest në muzetë Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Muzeu Arkeologjik i Regjionit të Prizrenit si dhe Ekspozita në Kalanë e Prizrenit.

DokuFest do të vazhdojë me bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen me qëllim të promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit.