07 November, 2023


"Dita Evropiane e Kinemasë Arthouse" është një nismë e organizuar nga CICAE (Konfederata Ndërkombëtare e Kinemave Arthouse) së bashku me anëtarët e shoqatës së saj kombëtare, në partneritet me Europa Cinemas. Edicioni i 8-të i këtij eventi synon të nxjerrë në pah identitetin unik të kinemave pjesëmarrëse dhe angazhimin e tyre për të promovuar kinemanë evropiane. Ky event synon të rrisë angazhimin e audiencës dhe qarkullimin e filmave evropianë, duke rritur rëndësinë dhe dukshmërinë e kinemave të artit në komunitetet lokale.

Duke iu bashkuar kësaj iniciative, DokuFest do të prezantojë një përzgjedhje prej katër filmash me regji të regjisorëve që kanë fituar shumë çmime, duke i ofruar audiencës në Prizren mundësinë për të festuar kinemanë evropiane. Programi i shfaqjeve përmban filmat e mëposhtëm si:

“Në Mes” me regji të Samir Karahoda

"Prishtinë, 2002" me regji të Trendelinë Halili

“Furgoni” me regji të Erenik Beqirit

“Pa Vend” me regji të Samir Karahoda 

I ftojmë të gjithë pasionantët e filmit dhe të kinemasë që të bashkohen Kinemasë Arthouse të DokuFest, “DokuKino” duke filluar nga ora 19:00 këtë të diel, më 12 nëntor, për të festuar "Ditën Evropiane të Kinemasë Arthouse". Është një mundësi e mrekullueshme për të shijuar veprat e regjisorëve të talentuar në zemër të Prizrenit.