31 July, 2022


Më 26 korrik, DokuFest mbajti konferencën e tij vjetore për shtyp në Tiranë, të organizuar nga Platforma e Artit Harabel Contemporary, me ç’rast u prezantuan dhe u shpalos më shumë rreth temës, programeve dhe aktiviteteve të tjera të edicionit të 21-të. Ne gjithashtu shfaqëm pesë filma nga programi garues dhe programeve speciale të këtij viti në Tirana Open Air, në bashkpunim me Harabel Contemporary. Shfaqjet përfshinin filma nga një sërë programesh si Future is Here, Football Shorts dhe International Short Dox. Të pranishëm ishin Drejtori Artistik, Veton Nurkollari, Producentja e Festivalit, Alba Cakalli dhe Koordinatorja për PR dhe Media, Fatjona Kabashi.