04 August, 2021


DokuFest shpall filmin e hapjes dhe mbylljes për edicionin e tij të 20 -të, jubilar, që do të zhvillohet nga datat 6 deri më 14 gusht në Prizren, Kosovë.

‘The Witches of Orient’ nga regjisori francez Julien Faraut do të hapë festivalin të Premten, 6 Gusht, në kinemanë e hapur të Kino Lumbardhit, pas ceremonisë së hapjes.

Në këtë kapitull të historisë së sportit, i cili është më i çuditshëm se sa vet trillimi, ne takojmë një ekip të grave japoneze të volejbollit, ekip ky që u rekrutua nga punëtorët e fabrikës, e që u bënë heroina kombëtare në vitet ‘60 si dhe shohim rrugëtimin e tyre drejt fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 1964.

Festivali do të mbyllet me shfaqjen e filmit të fundit të Spike Lee, ‘American Utopia’ e David Byrne, një gjirim i një shfaqjeje në Broadway, me po të njëjtin emër. Një film koncerti i rrallë që përmban muzikë brilante, pamje të pabesueshme, një mesazh jetësor e politik e si dhe shaka; duket sikur Spike Lee ka rishpikur një ‘Stop Making Sense’ legjendare.