DokuFest shpall thirrje për kompani që ofrojnë shërbime profesionale për shtypjen e materialeve raportin vjetor të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër – DokuFest, Prizren.

Kompanitë e interesuara ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre për shtypjen e materialeve sipas specifikave të mëposhtme :

SPECIFIKIMI TEKNIK – SHTYPJA E RAPORTIT VJETOR TË DOKUFESTIT

· Shtypja e 150 kopjeve të Raportit Vjetor të DokuFestit.

· Formati A4 (210 × 297 mm), në formë reviste/libri.

· 168 faqe të brendshme 90 gr/m², përfshirë përmbajtje tekstuale dhe fotografi.

· Shtypje me ngjyra të plota (Full Colour – CMYK), në të dy anët e letrës.

· Kopertina në letër konzdrukt 200 gr/m², me laminim mat.

· Lidhja e faqeve me ngjitje profesionale në shpinë (Perfect Binding).

· Prerje dhe finalizim profesional.

· Dorëzimi i 150 kopjeve të gatshme për përdorim.

Ofertuesi duhet të paraqes çmimin për njësi dhe çmimin total + TVSH.

Vetëm ofertat e kompletuara dhe të dërguara brenda afatit do të merren në shqyrtim. Për çdo pyetje shtesë ose sqarim, ju lutem kontaktoni në [email protected] apo ne numrin e tel.: 049 150 800.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave: 27.11.2026. 

Adresa e dorëzimit të ofertës: [email protected]