04 August, 2023


Nëse po planifikoni të merrni pjesë në aktivitetet e DokuKids dhe DokuTech, punëtori dhe shfaqje filmash, të cilat zhvillohen në ITP (Innovation Training Park)—pak më larg nga qendra e qytetit—DokuFest ju sigoron transport falas çdo orë duke filluar nga ora 9:30 deri në 16:30.

Vendnisja për autobusin është Ura Arasta (Ura e KFOR-it), e cila ndodhet në një distancë të përshtatshme në këmbë nga Sheshi Shadërvan, në zemër të qytetit.

ITP Prizren, ndodhet në hyrje të qytetit, duke e bërë atë lehtësisht të aksesueshëm nga pika e takimit. 

Orari i nisjes nga Ura Arasta:
9:30 / 10:30 / 11:30 / 12:30 / 13:30 / 14:30 / 15:30 / 16:30 

Për të gjetur ITP Prizren & Ura Arasta, në harta klikoni këtu: ITP Maps / Hartat e Ura Arasta

Hipni në DokuBus dhe shijoni udhëtimin drejt qendrës së inovacionit që është ITP Prizren!