07 July, 2021


DokuFest ka kënaqësinë të njoftojë për një master klasë dy ditore e cila do të mbahet gjatë këtij edicioni jubilar tē DokuFest dhe në kuadër të programit DokuPhoto.

Në bashkëpunimin me VII Foundation dhe VII Academy dhe udhëhequr nga fotografët e Agjencisë VII Ron Haviv dhe Paul Lowe, kjo masterklasë dy ditore do të eksplorojë sesi të hulumtoni, planifikoni, prodhoni, modifikoni dhe prezantoni një ese të gjerë fotografike / fotografi dokumentare ose projekt filmik. Masterklasa gjithashtu do të shqyrtojë dhe vlerësojë në mënyrë kritike shqetësimet etike në lidhje me përfaqësimin e dokumentarëve, burimet e financimit dhe bazat e shkrimit të granteve.

Kursi dy-ditor është i hapur për fotografë, kineastë, shkrimtarë dhe artistë të interesuar të thellohen në praktikën dokumentare, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. VII Academy do të ofrojë 15 bursa për pjesëmarrës.

Formën e aplikimit për bursë dhe detaje tjera rreth programit i gjeni në këto vegēza:https://viiacademy.awardsplatform.com/

Data e fundit për aplikim ështē 15 Korriku ndërsa masterklasa do të mbahet nga datat 6 dhe 7 Gusht.

Edicioni i 20-të i DokuFest mbahet nga datat 6 deri 14 Gusht në Prizren.


© Ron Haviv / VII