14 August, 2023


“How Do I See You - Kosovo?” u çel më 8 gusht, në Galerinë Shani Efendi. Mes shumë të ftuarëve si audiencë, si dhe njerëz kureshtarë që sapo kaluan, ekspozita sfidoi perceptimet e të gjithëve dhe u përpoq të përqafonte një kuptim më të thellë të të tjetrit si pjesë përbërëse e jona, ndërsa ne të gjithë përpiqemi të hapim rrugën për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më empatike.

I konceptuar si një kamp ndërkulturor, "How Do I See You - Kosovo?" thellohet në eksplorimin unik të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë duke përcjellë fuqinë transformuese të mirëkuptimit dhe tolerancës reciproke. Ekspozita ishte kulmi i këtij rrugëtimi, i nisur nga 14 të rinj të komuniteteve të ndryshme anembanë Kosovës, i dizajnuar për të sfiduar paragjykimet dhe për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe tolerancën ndëretnike mes të rinjve, veçanërisht në një epokë të shënuar nga narrativa mediatike përçarëse.

Gjatë një jave, këta të rinj eksploruan Kosovën, duke përdorur mediumin e artit pamor për të hedhur dritë mbi dallimet që shpesh kalojnë pa u vënë re dhe që normalizohen brenda diskursit kulturor dhe opinionit publik.
Kjo ekspozitë dixhitale 20-minutëshe është një dëshmi e rrugëtimit të tyre. Ajo paraqet video intervista të realizuara me pjesëmarrësit në ditën e fundit të Kampit Ndërkulturor, një ngjarje që përfshinte vizita në institucione të ndryshme kulturore në mbarë Kosovën. Këtyre pjesëmarrësve iu dha mundësia të krijonin përshtypjet e tyre për njëri-tjetrin, të lirë nga ndikimet e jashtme dhe të thelloheshin në kompleksitetin e lidhjes njerëzore.

Historitë e tyre unike u gjallëruan nga regjisori Zgjim Terzi.

Në këtë ekspozitë, të gjithë dëshmuan drejtpërdrejt reflektimet dhe reagimet e pjesëmarrësve ndaj përvojave të tyre në kamp dhe perceptimeve të tyre për njëri-tjetrin. Ata panë sesi tregimi audiovizual u përdor për të përcjellë përvoja dhe njohuri të reja.

Kjo iniciativë është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet DokuFest-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, një partneritet që filloi me Edukimin për Media dhe tani është degëzuar në sferën e bashkëpunimit ndërkomunitar.