22 July, 2021


Muzikanti dhe kompozitori tunizian, Dhafer Youssef, do të bëjë debutimin e tij të parë në Kosovë në skenën e Sonic Nights të DokuFest.

Shija për groove e muzikantit udhëtues, ose i njohur më mirë si mjeshtri i udë-s nuk të lodh asnjëherë. Me ritmet e tij të jashtëzakonshme të xhazit që tingëllojnë ëmbël, zëri i tij tërhiqet për t’i lënë vendin një muzike që lind me shkëlqim, dhe bën që disa ëndrra të zgjasin më shumë se të tjerat, e disa parandjenja të ndihen si profeci.

Dhafer Youssef dhe kapaciteti i tij magjepsës, i pafund për përtëritje i ofron dëgjuesit një mundësi të artë të dëshmojë për takime të befasishme, si kaq shumë ngjyra muzikore që nuk ishin imagjinuar kurrë më parë. Arti i dhurimit është një nga alkimitë e shkëlqyera të cilin do ta jetoni me 8 gusht në skenën e Sonar Cinema në DokuFest, ku Dhafer do të dëshmojë edhe një herë talentin e tij për një atmosferë të ngjashme me ëndrrat që ndërtohen me një ekonomi reale të notave.

DHAFER YOUSSEF

Sounds of Mirror

Dhafer Youssef (udë, vokal)
Eivind Aarset (kitarë)
Raffaele Casarano (saksofon)
Adriano dos Santos (perkusion)