15 June, 2022


KUSH MUND TË APLIKOJË?

Individët e lindur pas datës 31 dhjetor 1991 (shtetas të Republikës së Kosovës).

KOHËZGJATJA DHE BUXHETI

Individët mund të aplikojnë për financim për një periudhë deri në 12 muaj, përfshirë dorëzimin e pjesës përfundimtare të filmit. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 10.000 EUR për grant.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Aplikantët duhet të plotësojnë formularin online KËTU. Do të merren parasysh vetëm aplikacionet që përmbushin të gjitha kërkesat e thirrjes të specifikuara në udhëzimet për aplikime dhe formularin e aplikimit. Çfarëdo pyetje që mund të keni për përgatitjen e aplikacioneve ose detajet e aplikacionit mund të dërgohen me email në [email protected].

 

Këto grante kanë për qëllim të sigurojnë financime alternative për prodhimin e filmave në Kosovë, për kineastët që mund të zhvillojnë dhe prodhojnë projektin brenda një afati të caktuar kohor. Përfituesit e këtyre granteve mund të jenë individë të cilët janë të gatshëm të angazhohen me producentë të rinj, përmes kompanive të regjistruara filmike.

 

‘Promovimi i Shoqërisë Demokratike përmes Artit dhe Kulturës’ është një program i DokuFestit që synon t’u përgjigjet sfidave të shoqërisë bashkëkohore, të tilla si erozioni i institucioneve demokratike dhe mungesa e dialogut dhe gjithëpërfshirjes, duke shkrirë artet dhe kulturën me çështje më të gjera përkatëse shoqërore.

Për udhëzuesin e detajuar mbi procesin e aplikimit e gjeni tek ‘DOKUMENTET’.