01 December, 2023
Jemi krenarë të shpallim fillimin e "Connecting Dots: Exploring Shared Film Heritage", një iniciativë e përbashkët e Beldocs dhe DokuFest. “Connecting Dots” është pjesë e projektit "Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor", i financuar nga Bashkimi Evropian, që synon të nxisë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke përmirësuar sektorët kulturorë dhe krijues me qëllim të rritjes së sektorit socio-ekonomik.
“Connecting Dots’ nuk ka të bëjë vetëm me hulumtimin e historisë së filmit – ai ka të bëjë me dokumentimin e pulsit të një shoqërie përmes shprehjes së saj kinematografike.
Si pjesë e këtij projekti, u bëjmë thirrje hulumtuesve-artistë, kineastëve dhe studiuesve nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në bërjen e një analize gjithëpërfshirëse të trashëgimisë së filmit jugosllav. Programi ynë ofron një mundësi unike për t'u zhytur në kërkime arkivore, për t'u angazhuar me profesionistë të të njëjtit mendim dhe për të prodhuar vepra shkencore që do të paraqiten në festivalet tona të njohura.
**Ҫka pritet të bëni?**
Angazhimi juaj do të përfshijë një punë kërkimore 2-4 javëshe, ku do të analizoni pamjet historike, do të përfshiheni në diskutime me komunitetin e kinemasë dhe do të paraqisni rezultate që përmbledhin të gjeturat tuaja. Puna juaj do të kontribuojë në ekspozitat në festivalet DokuFest dhe Beldocs, duke shtuar diskursin e pasur mbi filmin dhe kulturën.
**Kë po kërkojmë?**
Po kërkojmë individë me diplomë pasuniversitare në Studime të Filmit, Historisë, Studime Kulturore, ose të një fushe të ngjashme, me përvojë të dëshmuar në hulumtime dhe me njohuri të thella të kontekstit kulturor dhe historik të industrisë së filmit jugosllav.
**Si të aplikoni?**
Për të aplikuar, dorëzoni CV-në tuaj, një letër motivuese dhe dy mostra të punës suaj të mëparshme kërkimore deri më 20 dhjetor 2023. Vlerësimi do të bazohet në kualifikimet dhe potencialin për të kontribuar në qëllimet e projektit.
**Të dhënat e kontaktit për të aplikuar:* *
- Kosovë: Eroll Bilibani, Udhëheqës i DokuLab - DokuFest, [email protected]
- Serbi: Marko Grba Singh, Drejtor Artistik - Beldocs, [email protected]
Për informata të detajuara mbi Termat e Referencës (ToR) për Hulumtuesit, ju lutemi shihni dokumentin e bashkangjitur.
Mos e humbisni këtë shans për t'u bërë pjesë e një projekti që lidh të kaluarën dhe të ardhmen, duke lidhur pika përtej konteksteve kohore dhe kufitare. Mezi presim të shohim perspektivat që do të sillni në ekran.
(Fotografia: Fondacioni Lumbardhi)