09 June, 2021


Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se DokuFest ka hapur sot thirrjen për vullnetarë për edicionin e 20-të të festivalit, i cili do të mbahet nga datat 6-14 gusht në Prizren.

Vullnetarët të cilët do të angazhohen gjatë këtij edicioni të DokuFest, me vullnetin dhe dashurinë e tyre për festivalin do të ndihmojnë ekipën e DokuFest në:

- Menaxhimin e kinemave

- Press dhe Media qendër

- Mikëpritjen e mysafirëve (Hospitality)

- Receptions dhe Evente

- DokuKids

- DokuShop

Të gjithë të interesuarit të cilët duan të jenë pjesë e edicionit jubilar të DokuFest, duhet:

- Të jenë të përgjegjshëm në orar dhe angazhimet të cilat i marrin përsipër

- Të kenë njohuri të gjuhës angleze

- Të jenë energjik

Aplikacioni është i hapur deri më datën 10 korrik 2020 ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat mbi moshën 16 vjeçare. Të përzgjedhurit do të
njoftohen për rezultatet e aplikimit deri më 20 korrik.

Për të aplikuar plotësoni formularin duke klikuar këtu