05 June, 2024


Pas shumë interesimeve kemi vendosur të hapim edhe një thirrje për staf.

Nëse jeni të interesuar, për një aventurë të jashtëzakonshme, të krijoni shoqëri të reja, aplikoni në një nga pozitat e cekura më poshtë.

Për të mësuar më shumë për këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, bashkohuni me ne në qytetin e bukur të Prizrenit gjatë muajve të verës.

Departamenti për Projeksione

· Projeksionist/e – 6 pozita

Departamenti për Kinema

· Asistent/e – 2 pozita

Departamenti për Mikpritje

· Asistent/e – 2 pozita

Evente & Ekspozitë

· Asistent/e – 2 pozita

Departamenti i DokuNights Mikpritje

· Asistent/e për Mikpritje – 2 pozita

Departamenti për PR dhe Media

· Asistent/e – 1 pozitë

Departamenti për Fotografi

· Fotograf/e – 3 pozita

Departamenti i Dokushop

· Asistent/e – 4 pozita

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre të detajuar dhe një letër motivuese me përgjigjen “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?” në [email protected] duke specifikuar pozitën e tyre të preferuar në 'subject' të e-mailit.

Afati i fundit për aplikim është 14.06.2024

Vullnetarët e viteve të kaluara të DokuFest do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes.