11 February, 2023


Përgjatë tre ditëve të javës së ardhme (14-16 shkurt) do të shfaqim një sërë filmash, duke përfshirë dokumentarin e filmbërësit turk Cem Kaya, LOVE, DEUTSCHMARKS & DEATH, filmat e metrazhit të shkurtër NË MES dhe PA VEND nga Samir Karahoda, si dhe dy dokumentar të shkurtër të bërë në shkollën tonë të filmit ‘Future is Here’: TIME nga Endri Maloku dhe DEDI nga Blendi Haxhibeqiri.

100 % e të ardhurave nga kontributi juaj për shfaqjen e filmave, do të shkojnë drejt organizatës bamirse ‘World Central Kitchen’,  që shërben ushqime të përgatitura nga shefi i kuzhinës për komunitetet e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe krizave të zgjatura humanitare.

Lutjet tona janë me familjet dhe të dashurit e atyre që janë lënduar e që kanë humbër jetën si pasojë e kësaj tragjedije.  

Orarin e  shfaqjeve të filmave e gjeni më poshtë:

Të marten dhe të mërkuren (14- 15 shkurt), 19:00

LOVE, DEUTSCHMARK & DEATH (DAUSHURIA, MARKAT, DHE VDEKJA) - Cem Kaya 
Germany
2022 -- 96’ / Turqisht, titruar në shqip

'Love, Deutschmark & Death' tregon historinë e muzikës së pavarur dhe mjaftë të panjohur të emigrantëve turq dhe fëmijëve e nipave të tyre në Gjermani në një mënyrë plotë jetë, dhe plotë ritëm. Në formën e një dokumentari eseistik, regjisori Cem Kaya e shpie shikuesin e vet në një univers verbues të llojllojshmërisë muzikore. Në një përvojë filmike e cilësisë më të lartë zanore, ai sjell energjinë dhe shpirtin e atyre viteve në jetë.  

Të enjten (16 shkurt), 19:00

NË MES / PA VEND / TIME / DEDI

NË MES – Samir Karahoda  
Kosova 
2019 — 14' / Shqip  

Vëllezërit dhe bijtë që jetojnë jashtë ndërtojnë shtëpi identike për të shprehur barazinë dhe unitetin në familje. Një portret i prekshëm i familjeve që, për nevoja ekonomike, duhet të jetojnë pjesën më të madhe të jetës të ndarë dhe në kultura që nuk janë të tyret.

PA VEND – Samir Krahahoda 
Kosova 
2021 — 15' / Shqip 
Në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia e mbajtjes gjallë të sportit të tyre të dashur, dy lojtarë vendës bredhin nga një vend i panjohur në tjetrin duke bartur me vete asetin e vetëm të klubit: tavolinat e tyre.

DEDI - Blendi Haxhibeqiri 
Kosova 
2022 – 13' / Shqip 
Ditari, pasuria e vetme për të mos harruar kurrë momentet më të bukura të jetës. Gjurma më e bukur e Dedit, që ato ngjarje jetojnë përgjithmonë. Çdo udhëtim i shkruar me kujdes të veçantë dhe plot dashuri. 

TIME (KOHA) - Endri Maloku 
Kosova 
2021 — 7’ / Shqip 
Shpëtimi i njerëzve nga përmbytja, jeta dhe perceptimi i vërtetë i kohës si lumi Drin, duke u pasqyruar nga 96 vjeçari.