28 March, 2025


Objektivat e hulumtimit:

  • Anketimi i vizitorëve të festivalit për të mbledhur të dhëna mbi shpenzimet e tyre dhe përvojën gjatë festivalit.
  • Përpilimi i një raporti të detajuar mbi ndikimin ekonomik të DokuFest.
  • Dizajnimi dhe programimi i pyetësorëve të anketës.
  • Trajnimi i regjistruesve për mbledhjen e të dhënave.
  • Analiza e të dhënave dhe interpretimi i tyre në kontekstin e ndikimit ekonomik.
  • Hartimi i raportit përfundimtar

Kush mund të aplikojë:

Ftohen të aplikojnë kompani hulumtuese, institute kërkimore, organizata të specializuara në analiza ekonomike dhe individë me përvojë të dëshmuar në kryerjen e studimeve të ngjashme.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Eksperiencë e mëparshme në realizimin e studimeve të ngjashme mbi ndikimin ekonomik të eventeve kulturore ose turistike.
  • Njohuri dhe përvojë në metodologjinë e hulumtimit, dizajnimin e pyetësorëve dhe analizën e të dhënave.
  • Kapacitet për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave brenda një periudhe të caktuar kohore.
  • Aftësi për të hartuar një raport të detajuar dhe të argumentuar mbi gjetjet e studimit.

Afatet dhe mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë një propozim hulumtimi që përfshin:

  • Përshkrimin e metodologjisë së propozuar.
  • Planin e punës dhe kohëzgjatjen e hulumtimit.
  • Eksperiencën e mëparshme në projekte të ngjashme.
  • Koston e parashikuar të hulumtimit.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më [XXX]. Dokumentet duhet të dërgohen në adresën: [email protected]

Për informata shtesë, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected] apo në nr. të tel.: 049 321 032