June 2, 2026
DokuFest shpall thirrje për kompani që ofrojnë shërbime profesionale të shtypit për edicionin e 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, i cili do të mbahet nga 7 deri më 15 Gusht 2026 në Prizren.
Kompanitë e interesuara ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre sipas specifikave të mëposhtme:
Materialet e Kërkuara
Flamuj vertikalë (1m × 3m),
Ceradë (mesh) – çmimi për m²,
Folie me printim në forma të ndryshme – çmimi për m².
Ofertuesit e interesuar duhet të dorëzojnë ofertë financiare që përfshin:
—Çmimet për secilin produkt,
—Afatin e prodhimit dhe dorëzimit,
—Cilësinë e materialeve dhe specifikimet teknike (nëse aplikohen).
Kushtet e pagesës dhe zbritjet e mundshme: Çdo informacion tjetër që mund të jetë i rëndësishëm për procesin e vlerësimit.
Afati i Prodhimit: Brenda 7 ditëve nga pranimi i materialeve finale nga DokuFest.
Dokumentacioni i kërkuar:
—Kopje e certifikatës së regjistrimit të kompanisë dhe dokumenteve të tjera relevante të legjitimimit;
—Ofertë financiare e detajuar (çmimi për njësi dhe çmimi total).
Kriteret e vlerësimit: Ofertat do të vlerësohen bazuar në:
—Cilësinë e portfoliove dhe përvojën relevante;
—Çmimin e ofertuar;
—Përputhshmërinë e ofertës me kërkesat dhe specifikat e paraqitura.
Vetëm ofertat e kompletuara dhe të dorëzuara brenda afatit do të merren në shqyrtim.
Për informata shtesë ose sqarime, ju lutemi kontaktoni: [email protected] dhe në numër telefoni: +383 49 150 800
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 16 Qershor 2026.
Adresa për dorëzimin e ofertave: [email protected]