May 20, 2022
Kemi hapur zyrtarisht thirrjen për mediat vendase dhe ndërkombëtare që dëshirojnë të akreditohen për Edicionin e 21-të e të shumëpritur të DokuFest.
Për mediat që dëshirojnë të mbulojnë edicionin e 21-të të DokuFest, festivali ofron akreditim falas për shfaqjen e filmave, paneleve dhe masterklasave, performancave muzikore, ekspozitave dhe ngjarjeve të tjera.
Për të aplikuar ju duhet të plotësoni Kërkesën për Akreditim të bashkangjitur KËTU. Nëse keni ndonjë pyetje rreth kërkesës për akreditmin kontaktoni departamentin e medias ne [email protected]
Shihemi në gusht!