01 November, 2020


DokuFest ka hapë thirrjen për edicionin e 20 të festivalit.

AFATI I RREGULLT PËR APLIKIM ËSHTË 28 SHKURT, 2021.

Thirrja për aplikim është e hapur për dokumentarë, filma të shkurtër, filma animacion dhe eksperimentalë. Edicioni i ardhshëm i festivalit do të mbahet prej datës 6-14 gusht, 2021 në Prizren, Kosovë.

Autorët e filmave mund të aplikojnë ekskluzivisht përmes platformës online FilmFreeway.

Detajet dhe rregullat e aplikimit mund t’i gjeni këtu.

“Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet”.



<<