28 May, 2025
DokuFest kërkon të bashkëpunojë me një kompani të licencuar private të sigurimit për edicionin e 24-të.
Si ndër ngjarjet më madhore gjatë verës në Prizren, DokuFest bëhet vendtakim i shumë vizitorëve brenda dhe jashtë vendit.
Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë të sigurojmë që çdo aktivitet i festivalit të përfundojë pa asnjë problem.
Për t’u siguruar që të gjithë të kalojnë një kohë sa më të mirë, ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me një agjenci profesionale të sigurimit, me të cilët mund të punojmë gjatë periudhës së festivalit.
Ne po kërkojmë për:
• Punonjës fizik të sigurimit të licencuar dhe me përvojë
• Mbulimi i hapësirave të ndryshme të festivalit
• Shërbimet e sigurimit të jenë 24 orë
• Komunikim të mirë me ekipin e festivalit
• Person kontaktues / koordinatorë ndërmjetë ekipit tonë dhe anasjelltas.
Si të Aplikoni:
Kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë Ofertën/Orë pune e tyre, duke bashkangjitur një profil të shkurtër të kompanisë dhe përvojat e tyre në evente të ngjashme, në adresën: [email protected]
Afati për aplikime: 20 qershor 2025