13 May, 2022


Në përpjekjen tonë të palodhur për të aplikuar metoda inovative të mësimdhënies nëpërmjet përdorimit të filmit në arsim, ne po vijmë tek ju me një punëtori tjetër të mësimdhënësve, që do të mbahet nga 4 deri më 5 qershor, në Prizren.

Punëtoria është për mësimdhënësit e gjuhëve dhe komunikimit, arteve, shoqërisë dhe mjedisit dhe kurset e edukimit qytetar të niveleve 5 dhe 6 (klasat X-XII).  

Nëse jeni mësimdhënës i ndonjërës prej këtyre fushave kurrikulare mësipër dhe dëshironi të maksimizoni rezultatet e të nxënit nëpërmjet aplikimit të mediumit të jashtëzakonshëm të filmit si pjesë e programit tuaj mësimor të klasës, ne ju inkurajojmë të aplikoni deri më 27 maj, mesnatë.  

Çfarë përfshin punëtoria?

Punëtoria ka si objektiv të përmirësojë arsimin duke trainuar mësuesit e shkollave të mesme anembanë Kosovës mbi mënyrën e përfshirjes të filmit në programin e tyre të klasës së bashku me metodat tradicionale.

Punëtoritë janë pjesë e programit arsimor të DokuFest,i implementuar nga programi i DokuLab që ofron materiale didaktike kryesisht përmes burimit të hapur - Bibliotekës Digjitale të Mësuesit.  

Këto materiale didaktike përfshijnë tema të tilla: Dhuna me Bazë Gjinore, Të Drejtat e Njeriut dhe Promovimi i Vlerave Demokratike e Mediatike, Parandalimi i Radikalizimit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm, Arsimi Përfshirës për të Kthyerit dhe Komunitetet e Margjinalizuara.

Edukimi mbi temat e përmendura më sipër siguron një kuptim më të thellë të çështjeve komplekse dhe promovimin e shumë nevojshëm të zhvillimit shoqëror.

Përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet përmes vlerësimit të aplikacionit. Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 27 maj 2022 përmes formës në vijim: APLIKO KËTU

Ky aktivitet në kuadër të projektit ‘Shkolla dhe Dokumentari’, është i mbështetur nga ‘National Endowment for Democracy’ (NED).