14 March, 2024


‘’Stories We Tell’’ është një platformë dinamike e përshtatur posaçërisht për grupmoshën 18-25-vjeçare, të cilët janë të gatshëm të bëjnë ndryshime në vendin tonë. Duke përdorur fuqinë e historive të tyre personale, këta pjesëmarrës do të sfidojnë klishet shoqërore duke hapur rrugën për bashkëpunim dhe mirkuptim.

Përmes aktiviteteve të ndryshme bashkëpunuese si krijimi i videove ku ata intervistojnë njëri-tjetrin, si dhe pjesëmarrja në ligjerata, diskutime dhe vizita kulturore, kjo punëtori synon të nxisë empati, të ndërtojë ura lidhëse dhe të kultivojë bashkëpunim midis pjesëmarrësve

Nëpërmjet eksplorimit të zhvillimit të edukimit mediatik dhe filmik, ky kamp synon të zbulojë dhe sfidojë perspektiva negative, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke krijuar marrëdhënie më kuptimplotë mes pjesëmarrësve.

Kjo punëtori edukative është planifikuar të mbahet nga 27 maj deri më 2 qershor. 

Gjatë kësaj kohe pjesëmarrësitë do të kenë mundësi të eksplorojnë qendra të ndryshme artistike dhe kulturore, poashtu edhe organizata shoqërore, në disa vende të Kosovës.

Është e rëndësishme të theksojmë se ky kamp do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe akomodimit.

Që të bëheni pjesë e këtij programi, kandidatët potencial duhet të jenë në grupmoshën 18 deri në 25 vjeç, të kenë motiv për të krijuar marrëdhënie shoqërore dhe një dëshirë për të njohur moshatarë me të cilët do të ndajnë mendime të ngjashme.

Për të aplikuar, duhet të plotësoni një nga pesë Formularët e Aplikimit, të cilët mund t’i gjeni në gjuhën shqipe, serbe, turke, rome dhe angleze, deri më 21 prill – numri i pjesëmarrësve është i limituar. Për informacione shtesë, ju lutem na kontaktoni në [email protected] ose përmes rrjeteve sociale Facobook dhe Instagram.

Format e aplikimit:

[SHQ] Formular aplikimi — Stories We Tell

[SER] Poziv za prijave — Stories We Tell

[RAE] Apliciaki Forma — Mothavipya so Amen Mothava

[TUR] Başvuru Formu — Stories We Tell

[ENG] Application Form — Stories We Tell